Masak@r, 15-vjeçari vr@tet pas një sherri në Shkodër. Policia jep detajet e para

Një 15-vjeçar është vrarë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në[ Shkodër, rreth orës 19:30 të 14 tetorit në lagjen “Skenderbeg”. Emiljano Gjoni është goditur me thikë nga një person, i cili më pas është larguar.

Policia e Shkodrës në një njoftim për ngjarjen thotë se 15-vjeçari është goditur me thikë pas një sherri për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Blutë e Shkodrës ende nuk e kanë identifikuar autorin e vrasjes.

”Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

SHKARKO APP