Masakra e Dajçit/ Nëna nis vajin, kur merr vesh se i vranë djalin (VIDEO)

Sherri që nisi nga një lojë poker, ka hapur dyert e mortit për 2 familje, pasi humbën djemtë e shtëpisë në sherrin e së Hënës mbrëma në fshatin Dajcit. Nëna e 30-vjeçarit, Gacalin Kopshti, një nga viktimat, ka qenë ndër të parat që shkoi në lokalin ku u vra i biri.

Ajo, si duket edhe në video, publikuar nga Rozafa Tv, ia nis kujës dhe vajit duke shkuar drejt vendit të ngjarjes, e mbajtur për krahu nga një e afërme. E shkatërruar nga dhimbja ajo thotë se ai është vrarë aksidentalisht. “Ma vranë djalin me bukë në gojë”.

Shtëpitë e viktimave kanë qenë afër me lokalin ku ndodhi masakra e mbrëmshme dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në minutat e para, kur viktimat nuk ishin pa u transportuar në morg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga dëshmitë e para mësohet se Gacalin Kopshti është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ishte në tavolinë me autorin dhe personat e tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.dailymotion.com/video/x4vyjla_vajtimi-i-nenes-se-30-vjecarit-te-vrare-ne-shkoder_news#tab_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?