Masakra e Dobraçit i kalon për hetim SPAK-ut, Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën

Masakra e Dobraçit kalon për hetim në SPAK. Ngjarja e rëndë me 4 viktima ndodhi më 30 tetor, për të cilën Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën.

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër që është kompetencë e SPAK.

Hamza Lici, shënjestra e atentatit së bashku me Arlind Bushatin humbën jetën gjatë atentatit. Ata u qëlluan me breshëri automatiku nga dy armë zjarri kallashnikov.

Atentati i mori jetën edhe dy të pafajshmëve, burrë e grua Bashkim dhe Flutura Basha. Pas hetimeve, dyshohet se në makinën e viktimave ishte dhe një person i tretë, i cili nuk është gjetur ende nga policia.

SHKARKO APP