Masakra e Velipojës me 4 viktima, Ademi: Shmangej nëse shteti do të bënte detyrën

”Nëse institucionet e shtetit do të bënin secili detyrën e tij, masakra e Velipojës nuk do të kishte ndodhur”. Kështu shprehet kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e pyetur rreth ngjarjes që tronditi vendin, dhe ku shkak i konfliktit të armatosur ka qenë administrimi i territorit të plazhit të Velipojës.

Sipas Ademit, në kohën kur administrimi i territorit të plazhit dhe ndarja e shfrytëzimit nga subjektet bëhej nga pushteti vendor, konflikte të tilla dhe aq me tepër ngjarje të tilla nuk ishin shënuar ndonjëherë.

Kryebashkiakja shprehet se ende nuk e kupton se përse institucionet përgjegjëse qendrore ende nuk kanë ndarë subjektet që kanë të drejtë të administrojnë plazhet, duke sjellë si shembull që Bashkia e Shkodrës ka lidhur kontratë vetëm me një subjekt, ndërsa për të kërkesat e tjera ende nuk ka konfirmim nga agjencia e bregdetit.

SHKARKO APP