Masakra mbi kafshët e rralla/ Pronarët e lokaleve i ekspozojnë me krenari

Vrasja e një rrëqebulli të Ballkanit në fshatrat e Elbasanit, që konsiderohet i mbrojtur nga Konventa e Bernës dhe konventa ndërkombëtare për tregëtinë e specieve në rrezik, fillimisht u ka hapur punë ekspertëve të kibernetikës që janë fokusuar tek kontrolli on-line i disa llogarive.

Disa fotografi me kafshë të balsamosura kanë shqetësuar seriozisht dy prokurori në vend, njëra prej të cilave ka kryer veprimet paraprake ndërsa tjetra përkatësisht ajo e Elbasanit pritet të kryejë veprimet e mëtejshme. Vrasja e një rrëqebulli të Ballkanit në fshatrat e Elbasanit, që konsiderohet i mbrojtur nga Konventa e Bernës dhe konventa ndërkombëtare për tregëtinë e specieve në rrezik, fillimisht u ka hapur punë ekspertëve të kibernetikës që janë fokusuar tek kontrolli on-line i disa llogarive.

Çështja u hap pas një kallëzimi të deleguar nga policia e kryeqytetit, ku pretendohet se shtetasi A.K. vret për qëllime tregëtimi kafshë të mbrojtura nga ligji. Denoncimi sipas burimeve të gazetës “Si” u dorëzua nga shtetasi A.T. përfaqësues i PPNEA (shoqata e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit natyror në Shqipëri).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tregon se ka rënë në dijeni që në një lokal në Bradashesh ekspozohen pamje filmike ku shfaqet një kafshë tepër e rrallë dhe e mbrojtur me ligj siç është rrëqebulli, ndërsa aty ndodhen edhe kafshë të tjera të balsamosura. Vrasja e specieve të mbrojtura sipas dyshimeve më pas ekspozohet në internet me qëllim tregëtimin e tyre, kurse balsamosja e tyre realizohet nga veterinerë të zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?