Masakra me 4 viktima, kreu i KMSH: Kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri

Kreu i Komitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu ka reaguar për masakrën në Velipojë, aty ku mbetën të vdekur katër persona dhe dy të tjerë u plagosën dhe janë në gjendje të rëndë për jetën. Thirrja e Spahiut është që vendi ynë ka më shumë nevojë për maturi dhe dashuri.

“Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit. Profeti (a.s.) ka thënë: “Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve.” Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti”.

SHKARKO APP