Masakra me 8 të vrarë, fjalët e para të autorit: Dua avokat
Fjalët e para që ka thënë 24-vjeçari Ridvan Zykaj, autor i vrasjes së 8 personave janë të pakta. Ai ka pranuar krimin dhe ka kërkuar avokat. “Unë i vrava, me gjeni avokat”, mësohet të ketë thënë Ridvan Zykaj.
Gjatë momentit të arrestimit autori nuk ka bërë rezistencë, gjithashtu i është gjetur edhe arma automatik me të cilën kreu krimin. Në krye të operacionit policor ishte edhe vet kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, sikurse u pa edhe prania e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, natën e mbrëmshme.
Pasditen e se premtes, 24-vjeçari Ridvan Zykaj, ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke vrarë atë dhe gruan e tij. Pasi vrau Demir Zukajn 75-vjeç dhe gruan e tij Perie, 72-vjeç, ai ka shkrepur automatikun ndaj djalit të Demirit, Azem Zykaj 45-vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42-vjeç.
Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75-vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43-vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16-vjeç dhe Ledioni 8-vjeç.