Masakra në Elbasan/ PD flet me emra: Ja si dhe nga kush u blenë votat (DOKUMENTI I PLOTE)

Kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dosjen ankimore. PD-ja kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultateve në 9 qarqe dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona.

Të vetmet qarqe ku PD nuk pretendon se ka pasur parregullsi janë Shkodra, Lezha dhe Dibra, të cilat i ka fituar.  Mes qarqeve që kërkohet rivotim përpos Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës është edhe Kukësi, që PD e ka fituar në 25 Prill.

Dhe duke iu referuar dosjeve voluminoze të depozituara mesditën e sotme, Partia Demokratike denoncon jo vetëm skemën e manipulimit të votës së shqiptarëve, por edhe të emrave të përfshirë në realizimin e skenarit të vjedhjes më masive të votës të regjistruar në ndonjë proces zgjedhor në këto 30 vite në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht, “Koha Jonë” sjell padinë e PD-së me emrat konkretë të personave që shkaktuan atë që ajo e cilëson si “masakër zgjedhore” në Qarkun e Elbasanit. Demokratët pretendojnë se në këtë qark, kandidatët socialistë kanë ngritur një infrastrukturë kriminale që cenon standardet e zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD përmend edhe listën e kandidatëve për deputetë atje, të cilët sipas PD mbështeten nga grupet kriminale.

Nga informacioni dhe të dhënat e mbledhura nga strukturat e Partisë Demokratike është vërejtur një rritje e aktivitetit kriminal në Qarkun e Elbasanit, i cili konsiston kryesisht në kërcënimin e strukturave të Partisë Demokratike nga eksponentë të krimit të organizuar, blerjen e votave kundrejt shumave të caktuara me vlera monetare, premtimeve për punësim nga ana e eksponentëve të Partisë Socialiste që operojnë në Qarkun e Elbasanit, kanisje për largime nga puna, mbledhje e mjeteve identifikuese”, thuhet në dokumentin e PD depozituar në KQZ.

/ Nga Herion Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?