Masakra në Fushë-Krujë, fotoja e fundit e tre viktimave bashkë

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, u ekzekutuan në një atentat mafioz dje në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Në rrjete sociale është publikuar po ashtu një foto ku viktimat shihen bashkë, ku nga e majta është Besmir Hoxha, në mes Diklen Vata dhe në anë të djathtë të fotos është Brilant Martinaj.Të rinjtë shfaqen duke festuar me gota në dorë.

Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha mbetën të vdekur brenda automjetit në të cilin udhëtonin dhe Diklen Vata vetëm pak metra larg tyre. Nuk dihet ende asgjë për autorët të cilët dyshohet se ishin katër dhe e kryen atentatin për motive hakmarrjeje.

SHKARKO APP