Masakra në ish-Bllok, Elvana Gjata në polici: S’i njoh ata që u zunë me Ervinin

Këngëtarja Elvana Gjata, është ndaluar të shtunën e kaluar në Rinas dhe më pas u shoqërua në ambjentet e policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje. Për këngëtaren Gjata ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga prokuroria e Tiranës, pasi nevojitej administrimi i dëshmisë së saj lidhur me çështjen penale që prokuroria ka regjistruar për masakrën e 4 tetorit 2018.

Elvana Gjata është njohur me urdhërin e shoqërimit me forcë të nxjerrë nga prokuroria dhe me vullnetin e saj, së bashku me policët e Rinasit, është shfaqur ditën e shtunë në ambjentet e policisë së Tiranës. Intervistimi i saj është bërë nga një oficer i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku për gati 40 minuta Gjata është pyetur në cilësinë e deklarueses që kishte dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxha dhe u plagosën dy persona të tjerë Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

Këngëtarja ka deklaruar se nuk i njihte personat që u zunë me Ervin Matajn, të dashurin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas pyetjes së artistes ajo është lënë e lirë dhe njëherazi ka dalë nga kërkimi policor, pasi prokuroria nuk kishte kërkuar asnjë masë parandalimi ndaj saj, veç shoqërimit të detyrueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?