Masakra në Kanada, flet shqiptari ‘hero’ që ndihmoi të plagosurit: Gjaku si ujëvarë
Bes Kondi është cilësuar nga mediat kanadeze si një prej heronjve të masakrës në Kanada. Ai ka folur për News24 ku ka treguar gjithë ngjarjen dhe tmerrin e atyre momenteve. Ai tha se ka vrapuar sapo ka parë se çfarë po ndodhte duke iu ardhur në ndihmë të plagosurve. “Gjaku ishte ujëvarë”, thotë ai.
Ju e patë furgonin?
Sapo përplasi qytetarin po. Ai bëri një rrugë rreth disa metra. Kur furgoni po shkonte poshtë unë vrapova, por vetë nuk e pashë.
Çfarë bëtë ju, pasi jeni cilësuar si hero?
Heronjtë e vërtetë ishin policia dhe zjarrfikëset. Unë bërë pjesën time, pasi në atë zonë. Një zonjë i shkonte gjaku si ujvarë, ndërsa unë po merresha me një person tjetër.
Në një tjeter lidhje direkte telefonike me Report TV, Bes Kondi rrëfeu momentet dramatike të ngjarjes.
Jeni cilësuar nga mediat kanadeze si hero, cili ishte përjetimi juaj…
Bes Kondi: Unë isha brenda në banesë kur dëgjova ulërimat dhe dola menjëherë jashtë për të dëjguar çfarë po ndodhte. Pash një person në tokë dhe instikti i parë ishte të ndihmoja perosnin që kishte nevojë për ndihmë, sa të vinte ambulanca.
E patë momentin kur furgoni u drejtua nga turma?
Bes Kondi: Nuk e pashë atë moment, por direkt më pas, pasi ai ra atij personi, dola dhe shihja gjakun që i dilte një gruaje pak më tej dhe i drejtova ambulancën që t’i jepte më shumë ndihmë gruas. Kam certifikim për ndihmën e shpejtë dhe qëndrova duke ndihmuar burrin në kryqëzim.
Si ka qenë përjetimi pas ngjarjes, dukej si nëpër filma një shlm i tillë…
Bes Kondi: Të gjithë janë të shokuar, sepse ishte një ditë e bukur, pas një jave me kohë shumë të keqe dhe të gjithë kishin dalë për të ecur. Edhe unë vetë do dilja të pija një kafe me shokët. Kemi parë të ndodhë në Francë, Gjermani apo vende të tjera, por kur e sheh vetë, ta përjetosh, nuk ka fjalë.
E patë momentin e arrestimit të autorit?
Bes Kondi: Ai bëri 2.2 km rrugë duke përplasur njerëzit, unë isha në pjesnë e fillimit dhe qëndrova gjithë kohës pranë personit që kishte nevojë për ndihmë. Ai u arrestua më larg. Të gjithë lavdëruan policinë që e arrestoi dhe e ndaluan që të vriste veten.
Kjo ngjarje a i ka ndryshuar njerëzit në Toronto?
Bes Kondi: Askush nuk është i paprekshëm, çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë. Siguria është rritur, por jo në nivel federal, sepse ishte një incident i izoluar. Njerëzit e ndiejnë frikën dhe po organizohen me çdo lloj mënyre.
Kush është Bes Kondi?
Bes Kondi jeton prej shumë vitesh në Kanada, ku ka emigruar nga Shqipëria që në moshën 14-vjeçare. A punon pikërisht në kryqëzimin e Yonge dhe Fich në Toronto, aty ku nisi tragjedia.
Ai është menaxheri i godinës 55 në Yonge Street dhe sikurse bëri të ditur sot ëhstë i trajnuar dhe certifikuar edhe në dhënien e ndihmës së shpejtë.

Faqja kanadeze që ka bërë shkrimin per Bes Kondin
KOHA JONË SONDAZH

