Masakra në Mallakastër, xhaxhai i Luisit: Le të varet, familjes së viktimës u kam borxh kokën
Një ngjarje makabre ka ndodhur më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku një 16-vjeçar dhunoi e vrau nusen e xhaxhait, me dy shokë të tij me të cilët kishte hyrë në banesë për ta grabitur. Drita Saliaj u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, (djali i vëllait), Luis Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arestuar, kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares për të grabitur. Gruaja i ka shërbyer edhe kafe djalit të kunatit dhe shokëve të tij, por më tej e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj, ku dhe u gjet e pajetë një ditë më pas.
Në një rrëfim xhaxhai i Luisit, Ilir Saliaj thotë se nipi i tij ishte një fëmijë i parregullt.
“Në datën 5 më merr mamaja e Luisit në telefon dhe më thotë se diçka ka ndodhur. Jemi nisur drejt fshatit ku Luisi është nip. Nuk e mbajta dot veten dhe e kam dhunuar për të më treguar se çfarë ka ndodhur. Ai më thotë se nuk ka marrë pjesë në vrasje, e kanë bërë të tjerë. Në moment nisemi drejt komisariatit të Policisë Mallakastër. Policia kur e kemi dorëzuar e mori dhe e kanë ngjitur në katin e tretë ku ishte shefi i komisariatit, fëmija i ka treguar të gjitha. Ka thënë se ka shkuar me një shok tjetër, kanë pirë kafe, më pas e kanë vrarë. Nipi është shprehur se nuk ka marrë pjesë në vrasje, dhe gjithashtu ka treguar se e kanë mbytur me peshqir. Më pas e ka marrë dikush tjetër nga fshati që e ka hedhur. Policia ka marrë po djalin nga fshati Çërrilë.
Xhaxhai ka folur për nipin e tij duke u shprehur se cilësohej si fëmijë i parregullt.
“Është djali i keq, i hedhur, përdorues hashashi, është djalë pa shkollë. Një fëmijë mashtrues dhe nuk mund ti besosh asnjë fjalë”, tha ai.
I pyetur se nëse familja ka pasur konflikte me familjen e të ndjerës ai shprehet se nuk ka pasur, vetëm disa fërkime të vogla.
Ai thotë se nuk i kanë pranuar në varrim, “sipas të dhënave që kemi dëgjuar ndoshta familjarët nuk e dinë versionin e saktë” tregon ai.
Ai tregon se mamaja e Luisit është në gjendje të rëndë. I pyetur për deklaratat e banorëve të zonës të cilët kanë thënë se mamaja e Luisit ka shkuar pranë familjes së Dritës, ai thotë se kjo nuk është e vërtetë. “Ajo është larguar në datën 27 dhjetor nga fshati Gjerbës dhe është vendosur te i ati. Luisi gjatë këtyre ditëve pothuajse ka qenë i larguar nga shtëpia, vinte në darke”, tregon ai.
Më tej ai tha se për këtë që Luisi ka bërë dua drejtësi edhe të varet. Familjes së viktimës u kam borxh kokën pavarësisht se këtë e ka bërë nipi, ata janë në të drejtën e tyre”, tha ai.
Gjithashtu ai bën një thirrje që të mos deformohen gjërat, e vërteta është kjo që po them unë. Xhaxhai i tij thotë më tej se nuk do ta takojë nipin e tij sa të jetë gjallë, ndërsa thotë se babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku. “Të dy prindërit janë në gjendje të rëndë”, thotë ai.
/Abc News