Masakra në Resulaj, morgu s’ka vend për të vrarët

Një person nga fshati Resulaj në Vlorë ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të dy familjeve Zykaj, me banim në po të njëjtin fshat.

Morgu i spitalit të Vlorës nuk ka vende të mjaftueshme për të vrarët. Ridvan Zykaj, pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij.

Sot u regjistrua një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. Policia ende nuk ka një motiv të qartë të ngjarjes, se përse është shkaktuar. Në asnjë ngjarje tjetër të rëndë kriminale në Shqipërinë e pas viteve ’90, një autor i vetëm nuk ka shkaktuar këtë numër të lartë viktimash.

SHKARKO APP