Masakra në Tiranë, Akuza: Xhuvani vrau 4 personat në lokal. Lirohet Alban Ballcaj

Alban Ballcaj i cili u arrestua dje së bashku me Xhuvanin është lënë i lirë. Ndërsa për Erald Sidën, personin e tretë të arrestuar për vrasjen e 4 personave është ngritur akuza për  përkrahje të autorëve të krimit dhe dhënie parash për ushtrim prostitucioni. (Në foto në të majtë viktima Arbër Demiraj dhe në të djathtë Alban Ballcaj).

Xhuvani akuzohet për vrajen e 4 personave

Djali i deputetes së PS, Luiza Xhuvani është njohur sot paradite me akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj tij.Mbi 26 vjeçarin rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave, çka tregon se të gjitha dyshimet janë se ekzekutimet janë kryer nga Kostandin Xhuvani.

Lirohet Alban Ballcaj

Burime nga policia  bëjnë të ditur se është lënë i lirë Alban Ballcaj pasi nuk janë gjetur elementë që ai të jetë përfshirë në konflikt.Sipas këtyre burimeve Albano është djali i tezes së Arbër Demirajt, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, njërit prej viktimave të mbetur të vrarë dje në lokalin bar “Ante Grand” tek rruga e Elbasanit, përballë Gjuhëve të Huaja.Të arrestuar mbetet Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i Luiza Xhuvanit e cila dje la mandatin e deputetes socialiste, si dhe Erald Sida 24 vjeç.

Erald Sida akuzohet për përkrahje të krimit

Nga hetimet e deritanishme, Erald Sida nuk ka marrë pjesë në vrasje. Sida akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit dhe dhënie parash për ushtrim prostitucioni. Eralad Sida akuzohet edhe për dhënie parash për ushtrim prostitucioni

Xhuvani në qeli: Nuk mbaj mend

Ndërkaq vazhdon marrja në pyetje e të dyshuarit kryesor Konstandin Xhuvani dhe mikut të tij Erald Sida që i qëndojnë versionit se nuk mbajnë mend asgjë dhe nuk pranojnë autorësinë e krimit. Viktimat e masakrës së djeshme janë Arbër Demiraj, 19 vjeç, Edison Jaho, 36 vjeç, Enea Xhaj, 38 vjeç, Giampaolo Azzolo, shtetas italian, 60 vjeç.

Ku u arrestuan tre autorët e dyshuar

Zyrtarisht policia njoftoi dje se tre të dyshuarit si autorë të krimit ishin arrestuar pak minuta pas vrasjes e cila u raportua në polici në orën 04: 22 minuta.

“Në orën 04:29 autopatrulla Shqiponja Nr. 1, raporton se, autori i parë i dyshuar shtetasi Erald Sida është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa autori i dytë po lëviz në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik.

Menjëherë u dha detyrë për rrethimin e godinës me synim kapjen e autorit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është kërkuar edhe ndihma e parëpasi ka disa të qëlluar me armë zjarri.

Në orën 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Nr. 1 raportojnë se u kap edhe autori i dytë i dyshuar, shtetasi Alban Ballcaj, në afërsi të Fakultetit Ekonomik.

Ndërkohë që autori i tretë i dyshuar, Konstadin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë.”

SHKARKO APP