Masakroi të moshuarin, shëtiti në fshat me thikë në dorë
Krimi në Shqipëri nuk ka të ndalur. Një tjetër vrasje u shënua të hënën e 11 majit. Hamza Çela që masakroi me thikë të afërmin e tij në Poliçan, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të dhunës. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej disa vitesh me medikamente. Policia njofton se marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar rrethuan zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan autorin. Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar thikën.
Hamza Çela është arrestuar nga policia kur po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes, duke shëtitur në fshat me thikë në dorë, ndërkohë që duart me bluzën i kishte të përlyer me gjak. Ai u arrestua nga policia pak orë pas krimit makabër, ndërkohë që dyshohet se ishte konfliktuar për motive pronësie, me viktimën Ramazan Çela 77-vjeç. Hamzai mësohet t’i ketë thënë ”Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja” dhe pas një debati, ka shkuar ka marrë thikën dhe më pas e ka vrarë në mënyrë makabër.
Mësohet se viktima jetonte pjesën më të madhe të vitit në Poliçan te nipërit e tij, por rikthehehej herë pas here në shtëpinë në fshat Jaupas ku kujdesej për tokat. Policia dhe Prokuroria e Skraparit po hetojnë për krimin e rëndë. Përpos autorit që tashmë është prangosur, pritet të japin dëshminë edhe familjarët e fqinjët.
Vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, unifomat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 37-vjeçarit. Ka qenë nipi i viktimës, Ajet Çela, i cili ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. “Unë isha në Jaupas, hëngra dreke atje dhe i thash xhaxhait hajde me mua në Polican. Xhaxhai më tha hajde më merr nesër se do të vadiste perimet. Kur mbërrij në shtëpi më erdhi një telefonatë nga fshati dhe më thanë të nisesha urgjent lart . Kur mbërrijë çfarë të shihja , shikoj xhaxhanë e vrarë. Autori i kishte prerë fytin, damarët e duarve dhe këmbëve por më makabër ishte ngulja e thikës në zemër dhe ja kishte nxjerr jashtë”, rrëfeu nipi një ditë më parë.