Masakruan shpërndarësin e picave për shkak të qenit, 5 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe një shqiptare
Tre nga pesë autorët, të cilët në gusht të vitit 2020, i zunë pritë një 25-vjeçari në Elatia dhe u përpoqën ta vrisnin me thika, janë arrestuar nga policia greke.
Midis autorëve është edhe një grua nga Shqipëria, e cila akuzohet si ideatore e sulmit të përgjakshëm, i cili çoi shpërndarësin e picave në urgjencë, me plagë të rënda.
Dy të tjerët, një grek dhe gjithashtu një shqiptar, u arrestuan për sulmin e përgjakshëm, por edhe për pjesëmarrjen në një organizatë tjetër kriminale, e cila kultivonte kanabis dhe trafikonte drogë në rajonin e Atikës.
NGJARJA
Ndërsa çonte një porosi, ai u përball me pesë persona, të cilët u përpoqën ta bllokonin me një makinë. Në fillim ai shpëtoi, por ata e ndoqën dhe e kapën në fshat. Aty filloi dhuna barbare ndaj tij. Përveç goditjeve brutale në kokë dhe në të gjithë trupin, njëri prej tyre nxori një thikë, duke e goditur disa here në pjesë të ndryshme të trupit.
I mbuluar me gjak, i riu u la në mes të rrugës. Banorët që kishin dëgjuar zhurmë dhe disa prej tyre panë skenën e tmerrshme të sulmit vrasës, por nuk guxuan të ndërhyjnë nga frika, njoftuan urgjencën dhe policinë.
I riu fillimisht u mjekua në spitalin Livadia dhe më pas pasi u intubua për mjekim më të specializuar në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku u kurua në gjendje kritike.
Gjithçka kishte nisur në një tavernë në zonë. Atje, djaloshi i ri, duke e konsideruar qenin e grupit të rrezikshëm, u përfshi në debate me ta ku pasoi një grindje e fortë.
Sidoqoftë, gruaja nga Shqipëria nuk e la me aq ngjarjen, duke organizuar sulmin e egër.
Pesë persona mbërritën në zonë disa ditë më vonë dhe ngritën një pritë ndërsa kishin porositur ushqim me telefon.
AKSIONI I POLICISË
Policia e Lamias hetoi rastin që tronditi zonën dhe shtatë muaj më vonë zbuluan të dyshuarit.
Gjatë operacionit policor, në të cilën morën pjesë forcat speciale EKAM, u kontrolluan tre banesa ku u konfiskua edhe një laborator për prodhimin e drogës, rreth 3 kg drogë, 51 gramë kokainë, karikator automatik dhe 48 gëzhoja pushke dhe një shumë parash cash.