Masa*ra e Reçakut, Meta: Ambasadori Walker dhe misioni i OSBE, i zbuluan botës kr*met e rënda serbe

Për 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se xhelati i Ballkanit, Sllobodan Milloseviç ishte përgjegjësi kryesor i kësaj ngjarje të rëndë, e cila u krye në zemër të Europës. Meta ka falënderuar Ambasadorin Walker dhe misionin e OBSE në Kosovë, të cilët zbuluan këtë ngjarje të rëndë dhe i treguan të vërtetën botës.

“Në 25-vjetorin Masakrës së Reçakut të kryer nga xhelati i Ballkanit, Sllobodan Milloseviç, nderojmë sot me përulje dhe respekt kujtimin e viktimave të pafajshme të kësaj mizorie të kryer në zemër të Europës.

Mirënjohje përjetë kontributit të Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën, duke e përkufizuar saktë këtë masakër të regjimit kriminal serb: Krim kundër njerëzimit! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë”, shkruan Meta.

SHKARKO APP