Masat anti-Covid/ Tre kushte për ata që hyjnë në Shqipëri, pas 6 Shtatorit

Për të gjithë ata që do futen në Shqipëri pas datës 6 shtator, do duhet t’i nënshtrohen rregullave të reja, që kanë ardhur si reflektim i situatës së COVID-19 në vendin tonë, ku javëve të fundit janë shtuar rastet.

Komiteti Teknik i Ekspertëve më 30 gusht ka vendosur 3 kushte për qytetarët që duan të futen në Shqipëri

Shqipëria ka përfocuar masat anti-Covid për të gjithë ata qytetarë që do të hyjnë në Shqipëri pas datës 6 Shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushti parë është që të të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushti i dytë është nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve

Ndërsa kushti i tretë është që të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?