Masat e forta/Epidemiologu Ylli: Po parandalojmë vdekje. Numri i të prekurëve mund të shkojë…

Masat kufizuese të qeverisë ndaj qytetarëve, për epidemiologun Alban Ylli janë për të parandaluar vdekje nga Covid-19. “Me masat shtrënguese që kemi marrë, mendojmë se Shqipëria do ta kalojë më lehtë sesa Italia pandeminë. Këto masa po shpëtojnë jetë, jemi duke parandaluar vdekje. Pas një jave do të shikojmë se si masat kanë ndikuar në kurbën e koronavirusit”,-tha në “A2cnn”.

Sa të prekur do të ketë në Shqipëri? SIpas tij ky numër mund të shkojë deri në 3 mijë. “Mendoj se nuk do të ketë më shumë se 2000-3000 të prekur. Ata që do të kenë nevojë për kujdes intensiv, do të jenë rreth 100-200. Ka edhe skenarë ku mund të kemi shifra shumë më të ulëta dhe shumë pak viktima”.

Nga ana tjetër, ai pohon se jemi në faza të hershme të shpërthimit të epidemisë dhe “ajo që po ndodh te ne sot është vazhdim i vonshëm i epidemisë italiane dhe në një farë mënyre e kemi ende të mundshme të ndjekim rastet nëpërmjet kontakteve të tyre”.

SHKARKO APP