Masat e reja kufizuese/Baret dhe restorantet në krizë, hotelet e paqarta
Baret, restorantet dhe hotelet, që janë edhe ndër sektorët me rënien më të madhe këtë vit, kishin pritshmëri të larta për xhiron që do të gjeneronin gjatë festave të fundvitit. Por me aplikimin e orës policore nga ora 20:30 deri në orën 6:00, kriza për këtë sektor pritet të thellohet.
Masat parashikojnë kufizimin orar të aktivitetit të bareve dhe restoranteve, por pa përcaktuar nëse kjo vlen edhe për hotelet që ofrojnë këto shërbime. Diçka që ka krijuar paqartësi për këto bizneseve, duke shtyrë edhe anulimin e shumë prenotimeve për natën e ndërrimit të viteve.
Sipërmarrjet e këtij sektori bëjnë sërish apel për një paketë financiare nga qeveria, për të shmangur pushimin e stafit apo falimentin, diçka që do të vinte në rrezik edhe sezonin veror dhe rimëkëmbjen e këtij sektori.