Masat e reja kufizuese, shtyhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

Këtët të mërkurë, Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri, nuk u mblodh për të diskutuar mbi mundësinë e vendosjes së masave të reja kufizuese për frenimin e pandemisë.

Vendimi për masa shtesë, ose jo, është shtyrë për javën e ardhshme. Shkak për këtë besohet se është raportimi ditor i shifrave të rasteve të reja që, sipas ekspertëve, kanë qenë të qëndrueshme në këtë periudhë.

Në vend mbeten në fuqi vendimet e marra javë më parë, me ndalimin e lëvizjes pas orës 22:00, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona dhe mbajtja e maskës mbrojtëse edhe në ambientet e jashtme publike. Gjatë kësaj periudhe, ka pasur presion nga biznesi për të mos afruar orën policore, për shkak se do të pengonte aktivitetin e tyre.

Ajo që mund të ndryshojë është afati i pushimeve dimërorë për arsimin. Deri tani, qëndron në fuqi udhëzimi për mbylljen më 24 dhjetor dhe rifillimin më 4 janar, por është diskutuar mundësia për afrimin e pushimeve, më 18 dhjetor, dhe shtyrjen e rifillimit të mësimit më 11 ose edhe 18 janar.

SHKARKO APP