Masat ndaj COVID-19, bashkitë e Pogradecit dhe Lezhës dezinfektojnë ambientet publike
Vijojnë masat mbrojtëse ndaj përhapjes së COVID-19 në disa qytetet të vendit.
Kur numri i të prekurve ka shkuar në 23 shumë qytetet vazhdojnë me dezinfektimin.
Në qytetin e Lezhës dhe disa njësi administrative si Shengjin, Kolsh, Shënkoll e në Zejmen po behët dezinfektimi i koshave të mbeturinave nga firma sipërmarrëse e pastrimit si një mase shtesë ndaj koronavirus.
Ndërsa, bashkia Pogradec, vijon me dezinfektimin e hapësirave publike, trotuaret, bizneset, shkollat, çerdhet, rrugët, hyrjet e pallateve, kontenierët e mbetjeve.
Janë angazhuar dy mjete dhe dhjetëra punonjës në qytet të cilët do të shpërndahen edhe në njësitë administrative.