Masat pas tërmetit. Hiqen depozitat qendrore të gazit nga 6 subjekte në zonën e Durrësit

Nisin kontrollet në të gjitha subjektet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit.

Kështu, në zbatim të urdhrit të brendshëm të kryeinspektorit, strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), duke bashkërenduar aksionin edhe me Shtabin e Emergjencave Civile, kanë ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet e dëmtuara gjatë tërmetit në zonën e Durrësit, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit në subjektet me impiante qendrore të GLN.

Nga ana e grupeve të ISHTI janë hequr 6 depozita të mëdha, konkretisht në subjektet:

Swiss Digital Desktop Reklama

1- Vila Verde

Swiss Digital Mobile Reklama

2-Hotel Lubjana

3- Hotel Tropikal

4- Karburant Gega “plazh ”

5- Hotel Mia Mar

6- Restorant Reom në Manzë Durrës

Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI),  sqaroi se kontrollet po vijojnë edhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?