“Masat u morën me vonesë”, mjeku shqiptar në Spanjë i alarmuar tregon çfarë pritet javës që vjen

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda u shpreh në emisionin “Arena” në TV Ora se javën tjetër pritet të përkeqësohet më shumë situata në Spanjë, pasi shteti atje masat për virusin i mori me vonesë.

“Në Spanjë ka qenë një tragjedi e madhe. 50-60 % e personave që kanë qenë në azile kanë vdekur. Unë mendoj se akoma nuk jemi në situatën e Lombardisë. Javës tjetër mendohet se do të jemi keq, ku në sallat e operacioneve do të futen të dyja grupet, edhe të rinjtë edhe të vjetrit. Për të mbajtur një të sëmurën na duhen 3 javë. Mendohet se javën tjetër të kemi pikun në reanimacion dhe mendohet se do të ketë një rritje të personave që do të vdesin, por kemi një ulje të personave që shkojnë në reanimacion. Masat nga qeveria spanjolleje janë marrë me vonesë dhe është kritikuar për këtë gjë, kanë filluar të funksionojnë. Nga njëra anë kemi një kolaps në shërbimin e reanimacionit, ndërsa nga ana tjetër kemi më pak persona që shkojnë në urgjencë.”, u shpreh ai.

SHKARKO APP