Masë disiplinore në burgun e Drenovës, gjykata e Korçës shfuqizon vendimin për ndëshkimin e Zani Caushit
Gjykata e Korçës ka shfuqizuar masën disiplinore të Zani Caushi, ish-kreut të bandës së Vlorës.
Lajmi u bë i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra. Më 13 tetor u mbajt dhe seanca për masën disiplinore ndaj Caushit, ndërkohë që është pranuar kërkesa dhe shfuqizuar masa disiplinore e dhënë ndaj të dënuarit Zani Caushit me vendimin e këshillit disiplinor të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale Korçë.
Masa disiplinore është marrë në datën 03.04.2020, ndërsa nuk bëhet e ditur për çfarë është marrë.
Nga ana tjetër Zani Caushi është në pritje edhe të një seance tjetër për llogaritjen e ditëve të paraburgimit.