Mashtrim me SMS nga hakerët: Qytetarët në shënjestër me “Posta Shqiptare” dhe “Policia Rrugore”

Një skemë e sofistikuar mashtrimi kibernetik ka vënë në shënjestër mijëra qytetarë shqiptarë, përmes mesazheve që prezantohen si institucione zyrtare, si “Posta Shqiptare” apo “Policia Rrugore”. Sipas hetimeve, mashtruesit përdorin faqe të rreme dhe komunikime të ndërtuara me kujdes për të krijuar besim te viktimat, duke i shtyrë të japin të dhënat personale dhe bankare.

Një nga metodat më të përhapura është dërgimi i SMS-ve që njoftojnë për blerje online ose gjoba rrugore, duke i drejtuar qytetarët drejt faqeve të falsifikuara, ku kërkohet plotësimi i të dhënave sensitive. Sapo përdoruesit i fusin këto të dhëna, ato përfundojnë në duart e kriminelëve kibernetikë.

Sipas autoriteteve, dy shtetas kinezë dyshohet se kanë dërguar rreth 10 mijë mesazhe në Shqipëri, ku një pjesë e madhe e qytetarëve kanë rënë pre e mashtrimit. Po ashtu, janë raportuar edhe raste të tjera ku qytetarëve u janë dërguar mesazhe në emër të Policisë Rrugore, me pretendimin për pagesë të menjëhershme të gjobave online.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët e krimeve kibernetike shpjegojnë se këto faqe janë ndërtuar në mënyrë shumë të ngjashme me ato zyrtare, duke e bërë të vështirë dallimin mes reales dhe falses. Kjo rrit rrezikun që përdoruesit të bien pre e mashtrimeve vetëm me një klikim të pakujdesshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në raportet ndërkombëtare, Shqipëria përmendet si një nga vendet ku operojnë qendra të tilla mashtruese, të njohura si call center-a, të cilat shfrytëzojnë teknologjinë për mashtrime financiare në shkallë të gjerë. Gjatë një viti, policia ka zhvilluar disa operacione, duke arrestuar dhjetëra persona të përfshirë në aktivitete të paligjshme si mashtrimi kompjuterik dhe fshehja e të ardhurave.

Ekspertët paralajmërojnë se këto skema po evoluojnë vazhdimisht, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë identifikimin e tyre. Ata theksojnë se një klikim i gabuar mund të çojë në humbjen e të dhënave personale dhe financiare, duke e kthyer hapësirën dixhitale në një terren të rrezikshëm për përdoruesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?