“Mashtrimi me paketën e tretë të ndihmës”/ Reagon Rama: Mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e Bashës

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ripostuar një video të publikuar nga Partia Demokratike, e cila e akuzon se nuk e ka miratuar paketën e tretë për individët dhe biznesin mes 20 dhe 25 majit, ashtu sikur kishte premtuar.

PD e cilësoi si mashtrim të Ramës të gjithën këtë, ndërkohë që kreu i qeverisë shkruan se në 13 prill theksoi se paketën e tretë do ta miratonte duke parë dinamikën.

“Mjafton të nxjerrësh gjysmën e një fraze të vërtetë nga goja e tjetrit, për të përhapur një gënjeshtër të madhe ndaj tij!Gjysmë të vërtetat gënjeshtrat më të mëdha. Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD & Co. Në fund të majit Shqipëria u rihap dhe u rikthye në normalitet. Pagesat vazhdojnë dhe do të mbyllen 100% për afro çerek milionë punonjës”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?