Mashtrohet në Facebook dhe përdhunohet adoleshentja, pranga një 38-vjeçari

Njohjet e rastësishme nga rrjetet sociale shpesh rezultojnë një mashtrim i madh. Pasioni shtyn vajzat, sidomos adoleshentet të bien “viktima” dhe të bëhen më pas objekt i kronikës së zezë.

Dy persona nga Fieri, njëri  nga të cilët ra në pranga dhe tjetri u shpall në kërkim, akuzohen për përdhunimin e një 17- vjeçareje.

Vajza ishte larguar nga shtëpia pasi u njoh ne Facebook me një person tashmë të shpallur në kërkim nga ana e policisë.  Një njohje në Facebook dhe takimi që pasoi i ka kushtuar shtrenjtë 17- vjeçares nga Fieri.

Miku i saj i ri bashkë me shokun e tij e kanë përdhunuar dhe e kanë keqtrajtuar. E mitura ishte larguar nga banesa 2 javë më parë dhe prindërit kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e saj. Vajza ka qëndruar për disa ditë në shoqërinë e djemve te njohur në Facebook, por në datën 14 gusht u  kthye në shtëpi dhe u tregoi prindërve se ishte përdhunuar. Policia nisi hetimet pas denoncimit të vajzës dhe një ditë më parë arrestoi 38 vjeçarin Eduarto Hoxha. “Nga Specialistët për Krimin në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua shtetasi Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim të shtetasit F. B., 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prill” Fier. Më datë 14.08.2015 ora 01:30 të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur G. A., 17 vjeçe, banuese në Fier,” – thuhet  në  njoftimin e policisë.

SHKARKO APP