Mashtronin me shitjen e apartamenteve, arrestohen 2 persona në Shkodër, emrat

Policia e Shkodrës ka ndaluar dy persona pasi akuzohen për mashtrim me shitjen e apartamenteve.

Të ndaluarit janë Rapush dhe Vjollca Hoxholli, 75 vjeç dhe 56 vjeçe.

Në njftimin e policisë thuhte se: “Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendim nr.460 datë 07.05.2018, ka caktuar masën, “Arrest me burg”, pasi dyshohen se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi.  Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. L. 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me shtetasit e lartëpermendur”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Mashtrimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?