Mashtronin për të fituar para, gjykata merr vendimin për 35 të arrestuarit në Call Center

Këtë të hënë para gjykatës kanë dalë 35 të arrestuarit për mashtrimet me Call centerat në Tiranë.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se Gjykata Penale e Tiranës në vendimin e saj ka venduar që 3 nga të arrestuarit të qëndrojnë në burg, njëri me afat 30 ditor, një është lënë në arrest shtëpie dhe 31 të tjerë kanë masën detyrim paraqitje.

Arrestimi i këryre shtetasve është bërë tre ditë më parë pas denoncimeve për mashtrim.

Referuar dëshmisë së një prej punonjësve të “Call Center-it” të FOREX, periudha e trajnimit të personave që realizonin telefonatat zgjaste 2 deri në 3 ditë, ndërsa nuk kishte asnjë kriter në lidhje me eksperiencën e punës.

SHKARKO APP