Mashtronin qytetarët me premtime për blerje apartamentesh, arrestohen dy persona
Një skemë mashtrimi e ndërtuar përmes premtimeve të rreme për blerje apartamentesh është goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Agjentët e rremë”.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të nisura pas kallëzimeve të disa qytetarëve, u arrestuan dy shtetas bashkëjetues, E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, të cilët dyshohet se u merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve duke i mashtruar se do t’u blinin apartamente.
Sipas hetimeve, pasi përvetësonin paratë, dy të arrestuarit falsifikonin mandate banke për t’i bindur viktimat se shumat ishin depozituar. Dokumentet e falsifikuara ua paraqisnin më pas edhe shoqërive të ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive për shitblerje apartamentesh.
Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Agjentët e rremë”
Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas (bashkëjetues).
Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forces së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.
Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues.
Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente. Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar. Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

