Maskat dhunojnë 62-vjeçarin dhe përleshen me policinë
Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia në Shkodër pasi tentuan të grabisin një banesë dhe u përleshën fizikisht me pronarin e saj.
Policia bën të ditur se në pranga janë vënë Pllumb Kolbuçaj 45-vjeç, banues në lagjen Guerile dhe Abdullah Hardhiçaj, 53-vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.
Sipas policisë, këto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët së bashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62-vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza dhe një levë hekuri të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
KOHA JONË SONDAZH

