Maskat e skaduara? Vasili: Rama të largohet dhe të merret nën hetim
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook thotë se kryeministri Edi Rama duhet të largohet dhe të merret nëbn hetim. Këtë masë Vasili e kërkon pas denoncimit që bëri PD-ja në lidhje që në treg janë në shitje maska të skaduara. ”Edi Rama nuk u preku një fije floku oligarkëve, ndërsa shqiptarëve u jep mbeturinat e materialeve të skaduara që të huajtë duan të pastrojnë depot e tyre anë e mbanë botës dhe ti shkarkojnë në Shqipëri”.
Postimi i plotë
Maskat e skaduara veprim kriminal – Edi Rama te largohet menjehere dhe te merret nen hetim! Neveri te degjosh kryeministrin si avokat makaber te maskave mbrojtese te skaduara. Veprim kriminal i kryeministrit shperndarja dhe alibia e tij per maskat e skaduara. Krim ndaj mijra mjekeve e infermiereve dhe mjaft punonjes te tjere te shtetit, qe ne vend qe te mbrohen i ekspozohen rrezikut me maska te skaduara.
Krim ndaj mijra shqiptareve, qe i perdorin ato. Si mundet Perballe pandemise se coronavirusit kryeministri ne menyre kriminale i ekspozon shqiptaret dhe personelin mjeksor pa mbrojtje, duke i shnderruar ne viktima. Ka vjedhur, shperdoruar e plaçkitur sa ka dashur miliarda euro, por tani po plaçkit dhe rrenon edhe jeten e shqiptareve.
Edi Rama nuk u preku nje fije floku oligarkeve, ndersa shqiptareve u jep mbeturinat e materialeve te skaduara qe te huajte duan te pastrojne depot e tyre ane e mbane botes dhe ti shkarkojne ne Shqiperi. Ky eshte kulmi, te largohet dhe te jape doreheqjen, kryeministri, qe vret shqiptaret s’mund te rrije asnje sekonde më ne karrige sepse nuk eshte zgjidhje, por rrezik i madh.
Prokuroria te filloje hetimin urgjent ndaj kryeministrit si fajtor per skandalin e shekullit. Lexojeni çfare thote ky ish kryeministri Rama: “Janë maska, që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rrezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës”.