Maskat godasin sërish, grabiten me dhunë dy tregtarë në Vlorë
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 07:14
Dy tregtarë mallrash janë grabitur ditën e sotme në fshatin Sevater, Vlorë, në orën 6 të mëngjesit.
Të maskuar dhe me armë grabitësit u kanë dalë para tregtarëve nga Vlora të cilët blinin mallra për tregtim në fshat.
Grabitësit u kanë bërë prit duke iu marrë afro 2 milion lekë të vjetra.
Policia po heton për këtë rast por ende nuk është bërë publike asgjë.

