Maskat grabisin me armë një bankë të nivelit të dytë
Sërisht maskat grabisin. Në orët e para të mëngjesit është grabitur një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta. Autorët, 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë kërcënuar rojën dhe kanë marrë kasafortën e bankës.
Nga të dhënat e para raportohet se autorët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nisur hetimet për të arrestuar autorët e grabitjes së bankës në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

