Maskat vjedhin argjendarinë në mes të qytetit, morën bizhuteritë e vitrinës

Persona të armatosur dhe me maska kanë arritur që të grabisin një argjendari në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin kryesor, dhe argjendaria është në pronësi të shtetasit Gj. Ngresi.

Fillimisht personat u futën dhe nën kërcënimin e armëve bënë shenjë që shitësja të mos reagonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noa ka mësuar se ata kanë marrë bizhuteritë që ndodheshin në vitrinë dhe janë larguar në këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Do të merren pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?