Mas@kra me 4 viktima, kush është “i padukshmi” që po kërkohet?
Mister ka ndaj atentatit të ndodhur më 30 tetor në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë katër persona, dy prej të cilëve qytetarë që ndodheshin rastësisht në atë segment, Flutura dhe Bashkim Basha. Mister mbetet edhe personi i tretë që dyshohet se ishte në mjetin e viktimave, pra me Hamza Licin dhe Arlind Bushati.
Në mjet ka qenë edhe Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait dhe një nga emrat e njohur të botës së krimit. Ky dyshim lindi pas pamjeve nga vendi i ngjarjes, ku shfaqej një djalë i ri pranë trupit të pajetë të Hamzait, i cili kishte ngjashmëri me Ibrahimin.
Policia dhe prokuroria nuk e konfirmojnë zyrtarisht. Ndërkohë nga informacionet e siguruara së fundmi, mësohet se policia krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ka nisur edhe kontrolle në disa spitale e klinika private në Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit, për të gjetur personin e tretë që ndodhej në mjet, i cili po ashtu thuhet se ka mbetur i plagosur nga plumbat që u lëshuan me breshëri në mjetin e Licit.