Mas@kra me 4 viktima, një minutë heshtje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Këtë të mërkurë, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës nisi me një minutë heshtje në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 28 tetor me katër viktima. Në atë atentat u vranë shtetasit Hamza Lici, Arlind Bushati, Bashkim Basha dhe Flutura Basha. Këshilltarja e PD-së, Glorja Shllaku propozoi mbajtjen e minutës së heshtjes në fillim të kësaj mbledhje që kreu i këshillit Oltion Luli e pranoi duke ftuar këshilltarët që të respektojnë këtë kërkesë. Autorët e ngjarjes së rëndë, tashmë me katër viktima, janë ende të paidentifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?