Massafra uron të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, Imzot Angelo Massafra, në mesazhin e tij tradicional të Pashkëve, i beri apel përfaqësuesve të politikës, që të kujdesen më shumë për nevojat reale të më të varfërve në vendin tonë që po njeh vetëm rritje.

“Shikoni se sa ngjarje hiri Zoti është duke nxitur për popullin tonë në këtë vit Mëshire të vërtetë! Na garantohet falja, na jepet mundësia për të rifilluar vrapimin, por jovetëm: si bashkësi.

Së fundi, është duke na lejuar të shohim të lartësuar në nderet e altarëve Nënën tonë të dashur Tereza dhe të shpallur të Lumë Martirët tanë. Ja, Martirët tanë janë pikërisht shembulli më shprehës i asaj se si secili prej nesh mund të marrë pjesë në Mundimet e Krishtit që pastaj të marrë pjesë edhe në lavdinë e tij.

Ndoshta nuk na kërkohet të vdesim të qëlluar nga një plumb si ata, por sigurisht na kërkohet të vdesim për nga egoizmi ynë, që na bën të mbyllemi në vetvete për t’iu hapur dhurimit të vetvetes nëpërmjet veprave të mëshirshme”,- tha Izmot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult.

Gjatë urimit të besimtarëvë të Krishterë, Arqipeshkvi Massafra, u ndal edhe në dy moment mjat të rëndësishmë për kombin shqiptar, atë të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe kanonizimin e martirëve të fesë.

“Dëshiroj t’u drejtohem në mënyrë të veçantë atyre që kanë përsipër përgjegjësinë politike të Vendit, në çfarëdo niveli, duke i ftuar që të kuptojnë dhe të kujdesen për nevojat reale të më të varfërve, një kategori gjithnjë në rritje. Të dashur miq, të zgjedhur prej popullit për t’u kujdesur për të mirën e përbashkët, prej zemrës po ju drejtoj thirrjen që të bëni gjithçka është e mundur për të garantuar të drejtën për punë, krijimin e shanseve të reja për punësim që t’u lejojnë të gjithëve të kenë një vend dinjitoz në shoqëri.

Shën Pali, ungjillëzuesi i parë i kësaj toke, na thotë se nëse jemi ngjallur bashkë me Krishtin duhet të kërkojmë gjërat që janë lart dhe jo këto përmbi tokë (krh. Kol 3,1), por edhe na nxit që të marrim mbi vete peshat e njëri-tjetrit (krh. Gal 6,2) me shpirt bashkëndarjeje.

Të dashur vëllezër e motra, urimi im për këto Pashkë të shenjta, pra, është që askush të mos e bëjë të kotë Ringjalljen e Krishtit, por të bëjë që ajo të shkëlqejë në jetën dhe në veprat e besimtarëve të tij.Gëzuar Pashkët, vëllezër e motra! Urime!”,- u shpreh Imzot Angelo Massafra… Arqipeshkëv i Shkodër-Pult.

Gjatë ditës së Shtunë, besimtarët e krishterë në katedralen e “Shën Shtjefnit” bën edhe bekimin e ushqimeve, të cilat konsumohen mëngjesin e së dielës së Pashkëve.

SHKARKO APP