Master për kriminalistikën, Kuko: Thelbësore është zbulimi i shkakut

Zv/Ministrja Romina Kuko gjatë aktiviteti për lançimin e masterit për kriminalistikën, ngritur në bashkëpunim mes OSBE-së dhe Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës u shpreh se thelbësore në parandalimin e ngjarjeve kriminale është zbulimi i shkakut. Ajo bëri të ditur se pranë Akademisë së Sigurisë është duke u çelur një Qendër Kërkimore për Parandalimin e krimit apo dhunës.

”Një shprehje thotë, një shoqëri përgatit krimin, krimineli e kryen atë. Disa vite më parë kur punonim mbi faktorët që shtyjnë drejt ekstremizmit të dhunshëm, u përpoqëm të kuptonim arsyen se përse disa individë kryejnë këto krime, ndërsa disa të tjerë, në po të njëjtat kushte nuk e kryejnë këtë krim. Kemi kuptuar se në shumicën e rasteve kemi qenë të fokusuar te fakti se si kryhet një krim dhe jo te shtysat përse kryhet një krimi”, tha Kuko.

Sipas saj, Ministria e Brendshme ka ndërmarrë dhe disa programe në kuadër të parandalimit të krimit. ”Ministria e Brendshme vijon e përfshirë në parandalimin e kriminalitetit. Policimi në komunitet ka pikërisht këtë filozofi, pra parandalimin. Po pa kuptuar rrënjët, shkaqet është e pamundur të kemi rezultate të mira”, tha Kuko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Programi master do të përmirësojë kapacitetet kërkimore të profesionistëve, akademikëve dhe politikëbërësve në identifikimin e shkaqeve themelore të krimeve. Projekti parashikon, ndër të tjera, zhvillimin e strukturës dhe të kurrikulës për Programin Master në Kriminalistikë, ngritjen e kapaciteteve të Universitetit të Tiranës për ta administruar programin, dhe mbështetjen e kursit të parë dyvjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?