Masterat, raporti: Privatët përfitojnë në kurriz të universiteteve publike

Një raport studimor i realizuar nga APPA ka nxjerrë në pah disa shqetësime serioze në lidhje me tarifat e universiteteve.

“Në vendet e BE, tarifat vjetore të studimeve në master pranë universiteteve publike shkojnë nga 100 deri në 600 euro më e larta. Madje nuk duhet lënë pa përmendur rasti i Gjermanisë ku studimet janë falas apo i Danimarkës ku shteti të mbështet financiarisht studentin nëse vendos të studiojë në programin master”, thuhet në raport.

Ajo që bie në sy është tabela e tarifave vjetore të shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë në ciklin e dytë të studimeve për vitin akademik 2016­-kanë lënë mesataren e VKM, pra notën 6.

“Kjo diferencë shpjegon faktin që të gjithë ata që kanë dëshirë për të studiuar për mjekësi, por për shkak se kanë dalë nga shkolla cilësore nuk kanë mundur të nxjerrin mesataren 8.5, përjashtohen nga universiteti publik dhe do ti drejtohen rrjedhimisht atij privat pasi tarifat nuk kanë ndonjë ndryshim të madh tashmë mes publikut dhe privatit. Së dyti universitetet e rretheve si Durrësi, Shkodra apo Elbasani rrezikohen nga mbyllja të paktën e nivelit të studimeve në mastar pasi është në një konkurrencë të pabalancuar me privatin i cili mund të bëjë favore me tarifat, mund të ofrojë 10­fishin e bursave të publikut apo mund të tolerojë pagesat me këste që lehtësojnë studentët. Në këtë situatë studentët do të braktisin universitetet e rretheve dhe do të dynden tek privati ku me njëjtën pagesë përfitojnë kushte më të mira studimi”, nënvizohet në raport.

 

SHKARKO APP