Masteri për kriminalistikën, Norman: Mbështetje në luftën kundër krimit

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë së Tiranës tashmë do të kenë mundësi të marrin eksperiencën britanike në fushën e kriminalistikës. Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe ambasadën britanike, prezantoi sot projektin për ngritjen e një programi master ndërdisiplinor në fushën e kriminalistikës.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, u shpreh në fjalën e tij se, kjo është hera e parë që Mbretëria e bashkuar bashkëpunon me një Universitet për të forcuar kapacitetet në parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar. “Vitet e fundit kemi bashkëpunuar me shumë partnerë shqiptarë si, Ministrin e Brendshme, të drejtësisë, Drejtorinë e Burgjeve, por kjo është hera e parë që na është kërkuar të bashkëpunojmë me Fakultetin e Drejtësisë në një projekt të këtij lloji”, tha Norman.

Ai theksoi mbështetjen e qeverisë britanike ndaj qeverisë shqiptare e për të luftuar kërcënimin e krimit të organizuar, me të cilin tha ai, “përballen të gjitha shtetet”. “Ky program do të rrisë kapacitet formuese për të parandaluar krimin e organizuar. Qendra kërkimore është krijuar dhe ne shohim përpara kur qendra të funksionojë tërësisht”, tha Norman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Programi master do të përmirësojë kapacitetet kërkimore të profesionistëve, akademikëve dhe politikëbërësve në identifikimin e shkaqeve themelore të krimeve. Projekti parashikon, ndër të tjera, zhvillimin e strukturës dhe të kurrikulës për Programin Master në Kriminalistikë, ngritjen e kapaciteteve të Universitetit të Tiranës për ta administruar programin, dhe mbështetjen e kursit të parë dyvjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?