Mat, gjendet një trup i pajetë në rrugën e fshatit Gjalish

Një trup i pajetë është gjetur në rrugën e fshatit Gjalish në Mat. Trupi është gjetur pasditen e së premtes 26 qershor nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë. Viktima është identifikuar si Dritan Buci 28 vjeç dhe dyshohet se është aksidentuar me motor. Sipas informacioneve të policisë viktima para 2-3 muajsh ishte kthyer nga Franca, ku jetonte aty për një kohë të gjatë. Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?