Mat, ushtronte dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari
Policia e Matit ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Mësohet se shtetasi i arrestuar quhet Markelen Lala, 28 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës se tij shtetases T.L, 62 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në kokë e cila është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

