Materialet mbrojtëse, Rama: Erdogani na bëri nder
Këtë të mërkurë qeveria zhvilloi një mbledhje online dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se pas transportit nga Turqia, pajisjet mbrojtëse për pacientët dhe mjekët janë shpërndarë, ndërsa stoku është i konsiderueshëm.
Rama: Ogerta, e di që je e mbingarkuar dhe të kemi një listë borxhesh gjumi, por disa pyetje të shpejta. Materialet nga Turqia u morën në dorëzim?
Manastirliu: Po ka filluar shpërndarja e të gjithë elementëve dhe paketave të mbrojtjes së mjekëve. Sot është bërë furnizimi duke rritur stoqet që kishim për më shumë siguri, pasi krijon panoramën mbrojtësve. Ne sot kemi shpërndarë 80 mijë elementë të seteve mbrojtëse. Në vijim presim 167 mijë maska, veshje dhe dorëza. 30 mijë syze dhe ekrane mbrojtëse dhe dezinfektantë për të krijuar atë armën e duhur për barrierat mbrojtëse për personelin. Do të vijojmë me këtë kanal komunikimi për të mbështetur mjekët dhe infermierët.
Rama: E bëtë sot bisedën me homologun?
Manastirliu: Jo kishim qenë në këshillin e sigurisë, ose në darkë vonë…kur të ketë oraret e lira.
Rama: Duhet theksuar se janë materiale të blera nga qeveria jonë, pjesë e buxhetit të luftës, por nderi i madh dhe avantazhi është që qeveria turke hapi kanalin e eksportit me urdhër të Presidentit. Pasi vendet kanë mbyllur kufijtë dhe kjo e bën shumë të komplikuar këtë luftë dhe që ne tani të garantojmë rezerva dhe këto janë të konsiderueshme falë këtij kanali që kemi hapur. Është një hapje ekskluzive kanali, pasi si Turqia dhe Kina janë mbyllur për kërkesat, por me urdhër të presidentit u hap.