Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”, Manastirliu: Ruhet godina historike dhe dyfishohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët

Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” u vendos sot guri i themelit për ndërtimin e godinës së re që do të rrisë kapacitetet për nënat dhe fëmijët, pjesë e projektit madhor për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Maternitetit historik të Tiranës.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve kanë marrë pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu theksoi se ky investim do të rrisë kapacitetet spitalore, ndërsa risia do të jetë Qendra e Prematuritetit, e konceptuar për herë të parë në një maternitet në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me këtë ndërtim të ri ne do të rrisim kapacitetet spitalore, do të rritet në 360 numri i shtretërve, ndërsa numri i shtretërve në terapinë intensive do të dyfishohet, duke mundësuar pritjen e 7 mijë lindjeve/vit dhe duke iu sherbyer mbi 20 mijë pacientëve çdo vit. Projekti parashikon rritjen e kapaciteteve edhe për sallat e operacionit, nga 6 që janë aktualisht, do të bëhen 10 të tilla, të standardeve më të mira, me aparatura të teknologjisë së lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Risi për këtë projekt është Qendra e Prematuritetit, e konceptuar për herë të parë në një maternitet në Shqipëri”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se janë investuar më shumë se 30 milion dollarë për infrastrukturën spitalore moderne për nënën dhe fëmijën në maternitetet e Sarandës, Korçës, Lezhës, Beratit, Kukësit dhe Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu deklaroi se me reformën e autonomisë spitalore, që do të nisë nga Spitali Memorial Fier, do të garantohet shpërblim sipas meritës për mjekët.

“Me reformën e autonomisë spitalore që do të nisim në mandatin e ri, do të garantojmë shpërblim sipas meritës për mjekët në spitale, do të sigurojmë rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së shpenzimeve në spitale dhe një sistem efikas kundër korrupsionit në shërbimin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Me projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të ndërhyhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike që do ruajë detajet e arkitekturës unike të stilit Litoral në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine; Zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës. Do të jetë një kantier i madh prej mbi 6 mijë metër katror, ku pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?