Matura Shtetërore 2016, publikohet formulari A1 dhe A1 Z

Ministria e Arsimit publikon formularin A1 dhe A1 Z dhe udhëzuesin për plotësimin e tyre, në kuadrin e Maturës Shtetërore 2016.

Formulari A1 plotësohet vetëm nga maturantët që përfundojnë shkollën e mesme këtë vit dhe u jep mundësi maturantëve të regjistrohen për të marrë pjesë në provimet e detyrueshme dhe ato me zgjedhje.

Maturanti do të plotësojë online formularin brenda datës 31 mars.

Plotësimi i formularit ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e Shkollës që quhet mbikqyrës.

Kurse formulari A1 Z plotësohet nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore.

 

SHKARKO APP