Matura shtetërore, ja kushtet dhe datat për provimet e vjeshtës

Ministria e Arsimit ka bërë publike kushtet që studentët duhet të përmbushin për të rihyrë në sesionine dytë të provimeve të Maturës Shtetërore.

"Në provimet e MSH 2015, sezoni i dytë kanë të drejtë të marrin pjesë kandidatët që: 1. Ata studentë që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore në sesionin e parë. 2. Ata Studentë që rezultuan mbetës klase në vitin shkollor 2014-2015, dhe kanë shlyer provimet shkollore në datat 20 deri në 23 gusht. 3. Ata studentë që kanë përfunduar shkollën e mesme para viti 2015, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, dhe për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar formularin A1Z. 4. Ata studentë që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në MAS", tha zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

Ndërkohë provimet e maturës shtetërore do të mbahen në datat: 

01 shtator 2015 Gjuhë e huaj
03 shtator 2015 Gjuhë shqipe dhe letërsi
07 shtator 2015 Matematikë
11 shtator 2015 Lëndët me zgjedhje

SHKARKO APP