Maturantët mbetës, provimi i parë më 27 gusht
Në datën 1 shtator do të nisin regjistrimet në Universitet por jo të gjithë maturantët janë në pritje të pranimeve nga institucionet e arsimit të lartë. Rreth 4 mijë prej tyre do të duhet të përsërisin provimet pasi në qershor rezultuan mbetës.
Vjeshta për maturantët mbetës nis më 27 gusht me provimin e Gjuhës së Huaj, pasuar nga ai i Gjuhës Shqipe për 30 gusht, në datën 3 shtator ata do t’i nënshtrohen testit të Matematikës dhe në datën 6 shtator provimit me zgjedhje.
Procesi do të jetë po i njëjtë dhe shkalla e vështirësisë po ashtu. Provimi do të zgjasë 2 orë e gjysmë dhe do të përbëhet nga 32 pyetje, nga të cilat rreth 20 me alternativë. I vetmi ndryshim do të jetë vendi ku do të zhvillohet provimi.
Më të pakët në numër, maturantët mund të grumbullohen në të njëjtin mjedis por gjithmonë brenda qytetit të tyre. Ata që do të kalojnë provimet dhe do ta kenë mesataren mbi 6.5 mund të aplikojnë për në Universitet në raundin e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

