Maturantët në protestë, hedhin domate, vezë e bojë drejt Kryeministrisë

Dhjetëra maturantë kanë protestuar sërish paraditen e sotme para Kryeministrisë, për të kërkuar të drejtën e tyre për arsimim, përkundër padrejtësisë që u është bërë, duke i lënë jashtë dyerve të universitetit. Ata kanë qëlluar me domate, vezë e bojë drejt Kryeministrisë, në ambientet e së cilës ndërkohë kreu i Qeverisë, Edi Rama bashkëbisedonte me maturantët ekselentë.

Lëvizja Për Universitetin ka qenë përkrah tyre në këtë kauzë, përkundër kaosit qeveritar dhe lojës me fatet e të rinjve, për hir të interesave klienteliste me diplomat private.

Kjo është protesta e tretë që maturantët zhvillojnë, ndërsa në dy protestat e mëparshme maturantët kanë kërkuar që në raundin e dytë të bëhen ndryshime në kriteret e pranimit universitet. Po ashtu, ata fajësojnë Ministrinë e Arsimit që i publikoi kriteret e pranimit dhe udhëzimet e maturës me vonesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Raundi i dytë i pranimeve në universitet, të jetë sipas sistemit të vjetër, meritë-preferencës. Të mos të dalin fitues në 10 degë. Si dhe heqja e gruplëndëve me zgjedhje nëpër kriteret e fakulteteve, pasi kjo gjë ka bërë që nxënës me mesatare të lartë, por që nuk i kanë zgjeshur ato lëndë në kurrikulën e lëndëve me zgjedhje, apo nuk janë zhvilluar fare në gjimnazet ku ata kanë kryer shkollën e mesme po dalin në fundin e listave”, janë kërkesat e maturantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?